Sport

Shkarkohet trajneri Ismet Munish nga pankina e Ballkanit, pritet zyrtarizimi…

23 Dhjetor 2020, 15:44 Nga DOSJA

KOSOVE – Burime të emisionit të RTV Dukagjinit, bëjnë të ditur, se klubi nga Theranda ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Ismet Munishi, i cili ka drejtuar dhe udhëhequr prej 18 muajsh skuadrën e Ballkanit.

Në katër javët e fundit, Ballkani ka pësuar tri humbje me kundërshtarët direkt, duke lëshuar edhe kreun e renditjes në Ipko Superligën e Kosovës. Por ende nuk dihet nëse “kupën” për shkarkimin e trajnerit Munishi e mbushi humbja e fundit 4-0 ndaj Gjilanit.

Kjo edhe për shkak, pasi trajneri Munishi, javën e shkuar u përfshi në një skandal etik dhe aspak qytetar, çka krijoi një revoltë të mjedisin mediatik dhe te tifozët kosovarë, të cilët e dënuan fjalorin e tij, ndërkohë që Disiplina ka nisur një çështje hetimore për të.

Gjithsesi, nëse mungesa e rezultateve sportive është arsyeja e vërtetë për shkarkimin e trajnerit Ismet Munishi, pritet ta mësojnë së shpejti nga qëndrimi zyrtar i skuadrës së Ballkanit nga Theranda.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ipsko superligen e kosoves ismet munishi shkarkohet trajneri skuadra e ballkanit skuadra nga theranda ipsko superligen e kosoves ismet munishi shkarkohet trajneri skuadra e ballkanit skuadra nga theranda

Sondazh

Poll