Politike

Zotimi në Janar, si e përmbushi për herë të parë Shqipëria premtimin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, presioni i pa

23 Dhjetor 2020, 18:42 Nga DOSJA
Zotimi në Janar, si e përmbushi për herë të parë

TIRANË– Gjykata Kushtetuese është tashmë zyrtarisht funksionale me gjashtë gjyqtarë. Pas tre vitesh pauzë, Kushtetuesja, Gjykata më e lartë në vend mund të marrë në duar trajtimin e çështjeve. Për herë të parë, politika shqiptare e mbajti premtimin e dhënë ndaj ndërkombëtarevë, ose më saktë iu bindën ‘urdhërit’ të këtyre të fundit për të plotësuar një nga kushtet e vendosura nga BE-ja.

Gjithçka nisi në janar, kur kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, u zotua se me hir apo me pahir Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale brenda datës 1 janar 2021.

Brenda këtij sesioni, me hir ose me pahir, Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale. Më 1 janar 2021 gjyqtarët e rinj kushtetues do të kenë filluar nga puna,”– tha Gramoz Ruçi, në fjalimin e hapjes së sezonit të ri parlamentar.

 Në shtator të këtij viti, kryeministri Rama foli për për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar materializim të punës së bërë deri tani për t’i dhënë fund situatave absurde. Në seancën parlamentare të datës 7 shtator, Rama tha se kishte ardhur koha edhe për një ligj për Presidentin.

Në muajin tetor, filluan thirrjet e njëpasnjëshme nga ndërkombëtaret për ngritjen e Kushtetueses. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi theksoi se krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një ndër pikat kyçe për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë.

Pas komentit të tij, ka ardhur përgjigja nga kryeministri Edi Rama. Edhe pse e ka zvarritur me sa ka mundur ngritjen e këtij institucioni dhe ka synuar kapjen e plotë, Rama bëri një justifikim pa baza.

Më pas presioni u pasua nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, shtonte herë pas here se nuk ka kishte arsye që Gjykata Kushtetuese të mos ishte funksionale deri në fund të vitit. Diplomatja tha se gjithçka është çështje vullenti, ndërsa i kërkoi KED të mblidhej për të përfunduar vlerësimin e kandidatëve dhe më pas të dërgojë listën te Presidenti dhe Parlamenti.

Reagim pati edhe nga ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Diplomati europian theksoi rëndësinë e kësaj gjykate si kusht për negociatat.

Mes presionit, kryeministri Edi Rama u justifikua. Kryeministri tha se nuk  ishte faji i tij që vendi ishte pa Gjykatë Kushtetuese dhe se kjo gjë tregonte se Shqipëria kishte bërë një pastrim të madh në radhët e drejtësisë, për shkak të Vettingut.

“Sot kemi bërë një spastrim që nuk e ka parë asnjë vend i rajonit. Ne kemi bërë detyrën. Plotësimi kërkon kohën e vet. Vetingu është një proces që po ecën para, ka ritmet dhe vështirësitë e veta. Nuk varet dhe monitorohet nga qeveria. Në fund të ditës vlerësohet Shqipëria si shtet, jo qeveria. Funksionimi i gjyqësorit është një nga pikat kyçe. Shqipëria do e kishte bërë konferencën vite më parë. Në rast se BE do shohë plotësimin e kësaj pike konkretisht, do jetë një pikë ku nuk do kapet njeri. Në rast të kundër do kapet dhe ne do vazhdojmë punën tone,”- thoshte Rama por thirrjet e ndërkombëtarëve vijuan.

Konkretisht Yuri Kim herë pas here kërkonte plotësimin e vakancave n Kushtetuese deri më 31 dhjetor, duke ‘shtrënguar litarin’. Sot, pas tre vitesh, KED-Presidenca-Parlamenti gjetën gjuhën e përbashkët për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gramoz ruci ilir meta luigi soreca ngrihet gjykata kushtetuese yuri kim edi rama gramoz ruci ilir meta luigi soreca ngrihet gjykata kushtetuese yuri kim

Sondazh

Poll