Politike

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Ulsi Manja: Mori kontekstin funksional, do të ndihmojë në kalimin e Shqipërisë në negocia

23 Dhjetor 2020, 18:03 Nga DOSJA
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Ulsi Manja: Mori kontekstin funksional, do

TIRANË– Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites Top talk të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja. Manja tha se presidenti duhet të shprehet brenda 7 ditëve me dekret, duke bërë një paralelizëm me plotësimin e kësaj vakance.

 “Me votimin e sotëm në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi cili vendosi t’i përcjellë presidentit vakancë me mandat që zgjat deri në prill të vitit 2022. Presidenti do duhet të shprehet me një dekret lidhur me plotësimin e kësaj vakance me një kohë të shpejtë por gjithsesi nuk është diçka e shkruar por po të bëjmë një paralelizëm me dekretin e ministrave duhet të shprehet brenda 7 ditëve me dekret. Me gatishmërinë që presidenti kërkon ta bëjë funksionale Gjykatën Kushtetuese jam i bindur se presidenti do ta ushtrojë këtë të drejtë kushtetuese shumë shpejt”, tha Manja.

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve shpjegoi edhe pjesën e numrit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sepse numri është 9 ndërsa kuorumi i kërkuar nga ligji është 6.

“Numri prej i 6 anëtarëve nga nëntë e bën funksionale zhvillimin e mbledhjes plenare të Gjykatës Kushtetuese sepse merr vendimmarrje në dhomë këshillimi apo mbledhje plenare kur çështjet kalojnë për gjykim. 6 është kuorum i kërkuar nga ligji, por që të kemi një vendimmarrje për çështje të rëndësishme duhet të kemi vendimmarrje 6 me 1 ose 6 me 0  në kushtet 4 me 2 nuk kemi vendimmarrje. Ajo që është e rëndësishme që me dekretimin nga presidenti të anëtarit të 6 të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të flitet që Shqipëria nuk është pa Gjykatë Kushtetuese. Merr kontekstin funksional dhe do të ndihmojë në kalimin e Shqipërisë në negociatat me BE-në”, tha Manja.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ngritja e gjykates kushtetuese ulsi manja ngritja e gjykates kushtetuese ulsi manja

Sondazh

Poll