Ngrihet Gjykata Kushtetuese, Meta dekreton anëtarin e gjashtë të korumit, magjistratin Përparim Kalo
23 Dhjetor 2020, 16:47Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese duke plotësuar kështu korumin e këtij institucioni dhe për të bërë krejtësisht funksional. Meta mori sot listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe vendosi dekretimin e Kalos për vendin vakant.
Pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, Meta vendosi që mes Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos të dekretonte këtë të fundit.
Dje u betua anëtari i pestë i Kushtetueses, Altin Binaj, ndërsa 4 anëtarët e tjerë janë: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji. Gara për kandidatët e tjerë, do të hapet në vitin që vjen për të plotësuar edhe vendet e tjera bosh.
Gjykata më e lartë në vend, ajo Kushtetuese duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet të ndodhë pas plotësimit të vakancave të Gjykatës së Lartë, e cila gjithashtu nuk është funksionale.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur miratimet në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal. Në një status në rrjetet soc...
TIRANË– Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, zhvilloi sot një takim për herë të parë, me kryetaren e Gjykatës Kusht...
TIRANË– Evgjeni Bashari është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si kryetare e ILDKPKI. Bashari u zgjodh në garën përballë Helena Papës, ndërsa mori 100 vot...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisa ka zgjedhur Evgjeni Basharin si kryetare të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikt...
TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar një takim-homazh për ndarjen nga jeta të Marko Bello.Në ceremoninë e organizuar nga republikani Fatmir Mediu, morën p...
TIRANË– Deputeti socialist Alket Hyseni nga foltorja e Kuvendit u shpreh se viti që lamë pas ishte i vështirë, por shteti reagoi si duhet.Më pas ai u shpre...
Politike23 Dhjetor 2020, 11:58
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim në ambientet e librarisë “Tirana Times”, me një grup të rinjsh që studiojnë...