Politike

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Yuri Kim nuk përmbahet: LAJM I MADH! Përgëzime Presidentit dhe KED-së

23 Dhjetor 2020, 17:24 Nga DOSJA
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Yuri Kim nuk përmbahet: LAJM I MADH!

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë e ka përshëndetur ngritjen e Gjykatës Kushtetuese pas dekretimit të Përparim Kalos nga Presidenti Ilir Meta, si anëtari i gjashtë i kuorumit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kim shkruan se ky është një ‘LAJM I MADH’, teksa përgëzon edhe Presidentin Ilir Meta e Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, për punën e bërë.

“LAJM I MADH! Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalon si gjyqatrin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të betohet, do të ketë një korum funksional. Shqipëria do ta përmbyllë viitn 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, pas tre vitesh mosfunksionim të saj. Presidenti, KED dhe Parlamenti kanë një meritë të madhe për këtë gjë,”- shkruan Kim.

Sot u dekretua anëtari i gjashtë i Kushtetuese. Përparim Kalo mori ‘bekimin’ e Presidentit për të plotësuar kuorumin e Kushtetuese me gjashtë persona. Tashmë Kalo, do të kalojë për miratim në Kuvend, do të betohet para Presidentit dhe do të jetë zyrtarisht pjesë e GJK-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ngrihet gjykata kushtetuese yuri kim ngrihet gjykata kushtetuese yuri kim

Sondazh

Poll