Politike

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal, Yuri Kim: Ju mbështesim në procesin transparent që çon në zgjedhje të lira dhe të

23 Dhjetor 2020, 16:30 Nga DOSJA
Miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal, Yuri Kim: Ju mbështesim në

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur miratimet në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal. Në një status në rrjetet sociale, Kim shkruan se i përshëndet këto ndryshime, duke shtuar se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes 6/5 të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme 4/25,”- shkruan Kim.

Sot u mblodh Kuvendi i Shqipërisë për hetë të fundit për vitin 2020, sërish me mungesën e kryeministrit Edi Rama. Me 100 vota Evgjeni Bashari është zgjedhur në krye të ILDKPI-së, ndërsa me 91 kanë kaluar ndryshime në Kodin Penal. Seancat plenare do të rikthehen më 18 janar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 23 Dhjetor 2020, 11:58

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim në ambientet e librarisë “Tirana Times”, me një grup të rinjsh që studiojnë...