Politike

“Ngrijeni në detyrë”/ Shkon në Laç për të inspektuar punimet, Raama s’i kurset lavdet në sy të ministrit turk: Po

23 Dhjetor 2020, 15:35 Nga DOSJA
“Ngrijeni në detyrë”/ Shkon në Laç për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka parë sot nga afër kantierin e ndërtimit në Laç. I shoqëruar nga ministri turk i Urbanizimit dhe Mjedisit Murat Kurum, Raa vizitoi punimet më nga afër, ku nuk munguan as batutat.

Përfaqësuesi i firmës turke tha se brenda muajit shtator pritet të mbarojë projekti i rindërtimit në këtë zonë e cila do të përfshijë edhe rehabilitimin e përroit, e ndërsa kryeministri shtoi se ai duhet të ngrihet në detyrë pas atij projekti. Rama tha gjithashtu se ajo zonë do bëhet një Tiranë e vogël.

Pjesë nga biseda

Përfaqësuesi i firmës turke: Punoj me 250 staf për momentin. Ishalla muajin shtator të përfundojnë të gjithë. Punimet po vazhdojnë. Ishalla. Po përshtasim projektin me arkitekturën lokale. U konsultuam edhe me Ahmetaj. Rehabilitimin e përroit. Pjesa që kalon brenda e ka marrë përsipër firma që realizon projektin.

Rama: Kjo tani është perfekt. Do ta transformoni komplet. Ky është heroi i i kësaj pune. Duhet ta ngrini në detyrë pas këtij projekti.

Përfaqësuesi i firmës turke: Ishalla

Rama: Jo ishalla, këtë  e ke në dorë ti. Allahu ka në dorë punë të tjera. Këtu do ndërtohen 200 apartamente të tjera me financimin tonë. Do i bëjmë edhe bashkinë kësaj zonje.

Përfaqësuesi i firmës turke: Si po ecin punët këtu do e kalojmë Tiranën…

Rama: Do bëhet një Tiranë e vogël…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne lac me ministrin turk edi rama rama ne lac me ministrin turk

Sondazh

Poll

Politike 23 Dhjetor 2020, 11:58

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim në ambientet e librarisë “Tirana Times”, me një grup të rinjsh që studiojnë...

Politike 23 Dhjetor 2020, 11:35

TIRANË– Deputeti Myslym Murrizi përmendi pagat që marrin ministrat, deputetët dhe krerët e institucioneve të ndryshme në vend.Ka burra dhe gra në Kuvend që...