Politike

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Soreca: Urime, një hap larg Europës

23 Dhjetor 2020, 18:14 Nga DOSJA
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Soreca: Urime, një hap larg

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka përshëndetur ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Në një status në rrjetet sociale, Soreca shkruan se ky është një vendim që siguron funskionalitetin e plotë të Gjykatës.

Soreca përgëzon Presidentin Ilir Meta, Parlametin dhe KED-në, teksa shton se tashmë është plotësuar dhe një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Sot Presidenti Ilir Meta dekretoi Përparim Kalon, anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese që do të betohet nesër nga Presidenti. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Ne e përgëzojmë Presidentin, Parlamentin dhe KE. Dhanë një rezultat kaq të rëndësishëm, që është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformë në drejtësi. Ky vendim gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit të Shqipërisë në BE,”- shkruan Soreca.

Sot u dekretua anëtari i gjashtë i Kushtetuese. Përparim Kalo mori ‘bekimin’ e Presidentit për të plotësuar kuorumin e Kushtetuese me gjashtë persona. Tashmë Kalo, do të kalojë për miratim në Kuvend, do të betohet para Presidentit dhe do të jetë zyrtarisht pjesë e GJK-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca ngrihet gjykata kushtetuese luigi soreca ngrihet gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll