Politike

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Del Monaco uron Binajn për detyrën e re, takohet me Vitore Tushën

23 Dhjetor 2020, 13:29 Nga DOSJA
Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Del Monaco uron Binajn për

TIRANË– Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, zhvilloi sot një takim për herë të parë, me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Në takim është folur për mundësinë e fuqizimit të bashkëpunimit mes Prezencës së OSBE-së dhe këtij institucioni thelbësor për respektimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.

Del Monaco i uroi suksese anëtarit më të ri të Gjykatës, Altin Binaj, i cili u betua dje, dhe shprehu besimin e tij se bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse do ta bëjë Gjykatën Kushtetuese plotësisht funksionale shumë shpejt. Ai theksoi se Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë Gjykatën për të rritur efikasitetin dhe transparencën e saj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike vincenzo del monaco vitore tusha vincenzo del monaco vitore tusha

Sondazh

Poll

Politike 23 Dhjetor 2020, 11:58

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim në ambientet e librarisë “Tirana Times”, me një grup të rinjsh që studiojnë...

Politike 23 Dhjetor 2020, 11:35

TIRANË– Deputeti Myslym Murrizi përmendi pagat që marrin ministrat, deputetët dhe krerët e institucioneve të ndryshme në vend.Ka burra dhe gra në Kuvend që...