Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Zingraf: Gur drejt ndërtimit të një shteti ligjor, u përmbush një prej kushteve për zhvil
23 Dhjetor 2020, 17:58Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadori gjerman, Peter Zingraf ka përshëndetur ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Në një reagim në rrjetet sociale, Zingraf shkruan se ky vendim është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri.
Ai falenderoi institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje
“Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit,”- shkruan Zingraf.
Sot u dekretua anëtari i gjashtë i Kushtetuese. Përparim Kalo mori ‘bekimin’ e Presidentit për të plotësuar kuorumin e Kushtetuese me gjashtë persona. Tashmë Kalo, do të kalojë për miratim në Kuvend, do të betohet para Presidentit dhe do të jetë zyrtarisht pjesë e GJK-së.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë e ka përshëndetur ngritjen e Gjykatës Kushtetuese pas dekretimit të Përparim Kalos nga Presidenti Ilir Meta, si anë...
VLORË– Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka shoqëruar kreun e Kasadrës, Artan Lame në shpërndarjen e certifikateve të pronësisë në jug të vend...
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese duke plotësuar kështu korumin e këtij institucioni ...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur miratimet në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal. Në një status në rrjetet soc...
TIRANË– Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, zhvilloi sot një takim për herë të parë, me kryetaren e Gjykatës Kusht...
TIRANË– Evgjeni Bashari është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si kryetare e ILDKPKI. Bashari u zgjodh në garën përballë Helena Papës, ndërsa mori 100 vot...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisa ka zgjedhur Evgjeni Basharin si kryetare të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikt...