Bota

BE-ja përcakton ÇMIMIN për një dozë të vaksinës anti-Covid, pritet miratimi nga rregullatori evropian i ilaçeve

21 Dhjetor 2020, 13:09 Nga DOSJA
BE-ja përcakton ÇMIMIN për një dozë të

EVROPË– Bashkimi Evropian ka rënë dakord të paguajë 15.5 euro ($ 18.9) për të blerë vaksinën Pfizer dhe Biontech,

Çmimi, është negociuar për një total prej 300 milion dozash dhe është pak më i ulët se 19.5 dollarë për vaksinë që SHBA-ja ka ranë dakord të paguaj për grupin e parë të 100 milion dozave. 

Sakaq, sipas informacioneve të para për mediat, rregullatori evropian i ilaçeve pritet të vendosë sot për miratimin e vaksinës Pfizer, pas “dritës jeshile” të dhënë nga disa vende, të tilla si Britania dhe Shtetet e Bashkuara, për përdorimin e saj.

Sekretarja e shtetit belg për buxhetin Eva De Bleeker, publikoi në rrjetet sociale një listë me çmimet që Belgjika do të paguante kompanitë farmaceutike për vaksinat e tyre të koronavirusit. Por postimin e fshiu menjëherë pas publikimit.

Vaksina Pfizer dukej se i kushtoi Belgjikës 12 euro (14.6 dollarë) për dozë, duke bërë që shumë të besojnë se ky ishte çmimi total i rënë dakord nga BE-ja. Vaksinat e tjera në tabelë gjithashtu treguan çmime më të ulëta nga ato të zbuluara nga burimet evropiane.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota evrope vaksina anti-covd evrope vaksina anti-covd

Sondazh

Poll