Bota

Dha dorëheqjen nga Ministria e Thesarit dhe Financave, “zhduket” nga rrjetet sociale dhëndri i Erdoganit

21 Dhjetor 2020, 11:15 Nga DOSJA
Dha dorëheqjen nga Ministria e Thesarit dhe Financave,

TURQI– Ish-ministri i financave në Turqi, Berat Albayrak, i cili është njëkohësisht edhe dhëndër i presidentit Recep Tayip Erdogan, është “zhdukur” pas dorëheqjes së postit.

Ai mbylli të gjithë llogaritë e tij në rrjetet sociale kur u larguar nga ministria. Pas kësaj, ndjekësit kanë nisur një “fushatë” në kërkim të Beratit, raportojnë mediat turke

Me hashtagje ‘shfaqu Berat Albayrak’ dhe ‘ku je Berat Albayrak’, fansat e tij në “Tëitter” kanë kërkuar informacione për vendndodhjen e tij, ndërsa thuhet se  Albayrak është zhvendosur në Londër. Ende nuk dihen shkaqet e “zhdukjes” së mistershme të ish-ministrit turk.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll