Bota

Virologu gjerman hedh poshtë pretendimet se mutacioni i ri është 70% më infektues: Po përdoret nga politika

21 Dhjetor 2020, 12:52 Nga DOSJA
Virologu gjerman hedh poshtë pretendimet se mutacioni i ri është

GJERMANI-Christian Drosten, një virolog gjerman ka folur në lidhje me zbulimin e mutacionit të ri të Covid-19 dhe deklaratës së kryeministrit Boris Johnson se ai është 70% më infektues. Sipas tij, kjo është thjeshtë një shifër e përdorur nga politikanët. Gjithashtu, Drosten, i cili është cituar shpesh gjatë pandemisë, ka thënë se nuk është e qartë nëse rritja e rasteve në Kent dhe Jug-Lindje është shkaktuar me të vërtetë nga lloji i ri i Covid-19.

“Pyes veten nëse një shkencëtar jep një vlerësim, a duhet pyetur se çfarë kuptimi ka? Kjo u përdor për politikë dhe politikanët u përdorën nga mediat. Papritmas ka një shifër, 70 përqind, dhe askush nuk e di se çfarë do të thotë. Fakti që politikanët po e theksojnë përmbajtje shkencore në media, duke thënë se ka pasur një mutacion dhe se rastet po rriten kaq shumë këtu dhe atje, kjo është e pazakontë,”-ka thënë ai.

Më herët, Boris Johnson ka thënë në një konferencën për shtyp se përhapja e infeksionit në Lindjen e jug, është shkaktuar nga virusi i ri. Kryeministri ka vendosur një izolim të ri dhe ka anuluar planet e Krishtlindjes për miliona njerëz për të parandaluar përhapjen.

LAJMI KRYESOR: Mutacioni i ri në Angli frikëson Europën! 15 shtete mbyllin kufinjt me Britaninë e Madhe, njerëzit në panik, boshatisin supermarketet, largohen me avionët e fundit nga vendi. Pritet mbledhja urgjente e Boris Johnson.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota christian drosten gjermani christian drosten gjermani

Sondazh

Poll