Bota

Mbledhja e sotme e qeverisë së Kosovës, ministrat e listës Serbe nuk ishin pjesëmarrës

21 Dhjetor 2020, 11:37 Nga DOSJA
Mbledhja e sotme e qeverisë së Kosovës, ministrat e listës

KOSOVË-Qeveria e Kosovës, ka zhvilluar sot një mbledhje, ku ka diskutuar për problemet aktuale të vendit. Ndërkohë, në mbledhjen e sotme nuk kanë marrë pjesë ministrat e Listës Serbe, të cilët janë partnerë të koalicionit qeverisës.

Megjithëse, pati shumë pika të rendit të ditës për të cilat u votua nga ministrat, aty mungoi vota e zëvendësministrit dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiç dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.

Sakaq, Listës Serb nuk ka munguar vetëm në mbledhjet e fundit të Qeverisë, por edhe në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, i pyetur gjatë një konference për medie në lidhje me një shantazh të mundshëm nga Lista Serbe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të adresojë disa çështje për sa i përket Listës Serbe, teksa tha se Qeveria mund të bjerë, por nuk mund të shantazhohet.

“Kemi disa çështje që besoj se në ditët e ardhshme duhet t’i adresojmë me Listën Serbe. Fakti që jemi në këtë pikë, do të thotë që Qeveria mund të bie por nuk mund të shantazhohet. Më vjen mirë që një pjesë e opozitës kanë marrë parasysh kërkesat tona të vazhdueshëm. Qysh në muajt e verës kur ka shkuar në lexim të parë në Kuvend, kam kërkuar nga deputetët të japin mendimet e tyre, si nga opozita si nga pozita të japin mendimin në mënyrë që ato t’i akomodojmë në Ligjin për rimëkëmbje Ekonomike,”-ka thënë Hoti.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove listat serbe ne kosove kosove listat serbe ne kosove

Sondazh

Poll