Bota

Shkencëtarët e BE: Vaksinat aktuale anti-COVID-19 janë efektive kundër mutacionit të ri të koronavirusit

21 Dhjetor 2020, 11:53 Nga DOSJA
Shkencëtarët e BE: Vaksinat aktuale anti-COVID-19 janë efektive

EUROPË– Viruset pësojnë mutacione, pasi kjo është një ndër vetitë e tyre kryesore. Ndodh që mutacionet të përhapen pa ndryshuar sjelljen e virusit, por sjellja e tyre më e zakonshme është të shkaktojnë shumë ndryshime drastike, raportojnë mediat e huaja.

Sekretari i shëndetësisë Matt Hancock deklaroi dje se një lloji mutacioni i Covid-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë të Britaninë e Madhe. Pas kësaj, shkencëtarët kanë ngritur pyetjen nëse paraqet apo jo një rrezik të shtuar shëndetësor ky mutacion. Ata shtrojnë pyetjen se pse u përhap shpejt ky lloj virusi, ku mundësia është për shkak se britanikët kanë injoruar rregullat e Covid-19.

Pyetja me e rëndësishmë është: A do të funksionojnë vaksinat aktuale ndaj mutacionit të ri?

Të dhënat do të shtyjnë shkencëtarët të prodhojnë llojin e ri të virusit  në laboratorë, duke studiuar përgjigjet e antitrupave të variantit dhe të testojnë reagimin ndaj vaksinës anti-COVID-19.

Nëse varianti i ri do të kishte një ndikim të madh në ashpërsinë e sëmundjes, ne do ta kishim parë atë deri tani”, tha Eëan Birney, zëvendës drejtor i përgjithshëm i Laboratorit Europian të Biologjisë Molekulare dhe drejtor i përbashkët i Institutit të saj Europian të Bioinformatikës në Kembrixh.

Shtrimet në spital do të ishin rritur ose do të binin në mënyrë dramatike. Asnjëra nuk ka ndodhur, kështu që  ne arrijmë në përfundimin se ndikimi në numrin e rasteve të rënda ka të ngjarë të jetë i ulët”, u shpreh ai.

Përveç kësaj, Birney tha se vaksinat janë testuar në  shumë variante të virusit që qarkullojnë.

Pra, kemi të gjitha arsyet për të menduar se vaksinat do të funksionojnë  kundër këtij lloji të ri, megjithëse padyshim që duhet të testohet plotësisht”, theksoi eksperti.

Ekspertët e Bashkimit Europian kanë arritur në përfundimin se vaksinat aktuale anti-COVID-19 janë efektive kundër llojit të ri të koronavirusit.

Në bazë të çdo gjeje që ne dimë dhe sipas diskutimeve të ekspertëve europianë, lloji i ri nuk ndikon te vaksinat dhe ato janë efektive”, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota efektiviteti i vaksines mbi llojin e ri mutacioni i ri i covid shkencetaret e be efektiviteti i vaksines mbi llojin e ri mutacioni i ri i covid shkencetaret e be

Sondazh

Poll