Bota

Opozita hungareze do të bashkohet në zgjedhje kundër kryeministrit Viktor Orban

21 Dhjetor 2020, 11:49 Nga DOSJA
Opozita hungareze do të bashkohet në zgjedhje kundër

HUNGARI- Gjashtë parti të opozitës hungareze, kanë deklaruar se do të bashkohen për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare, 2022 në një përpjekje për të mposhtur partinë Fidesz të kryeministrit, Viktor Orban.

Sipas mediave të huaja, partitë e opozitës, do të bashkohen me një kandidat të përbashkët për postin e kryeministrit. Po ashtu ato do të garojnë në një listë të përbashkët elektorale dhe do të koordinojnë në secilën prej 106 zonave elektorale të vendit.

“Sondazhet e fundit kanë treguar se një opozitë e bashkuar mund të mposhtë kryeministrin e fuqishëm të vendit. Qëllimi i aleancës së opozitës është të krijojë një Hungari të pavarur, të jetueshme dhe krenare,”-kanë thënë palët opozitare në deklaratë.

Ndërsa, eurodeputetja Klára Dobrev, anëtare e Koalicionit Demokratik, e cila është edhe nënkryetare e Parlamentit Europian, e quajti marrëveshjen një moment historik në politikë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hungari viktor orban hungari viktor orban

Sondazh

Poll