Bota

STUDIMI: Çfarë duhet të dimë për virusin e ri, a ka simptoma më të rënda?

21 Dhjetor 2020, 12:29 Nga DOSJA
STUDIMI: Çfarë duhet të dimë për virusin e ri, a ka

BRITANIA E MADHE-Mutacioni i ri i COVID-19 i zbuluar në Britaninë e Madhe ka shkaktuar shqetësime në gjithë botën, ku disa vende kanë vendosur të pezullojnë udhëtimet me Britaninë e Madhe.

Ndërkohë, ende ka disa pikëpyetje për këtë virus, si u përhap dhe cilat janë simptomat e tij. Në media është publikuar një studim i plotë në lidhje me gjithçka që duhet të dimë mbi virusin e ri.

Çfarë dimë për këtë variant të ri deri më tani?

“Kjo sekuencë e virusit u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në fund të shtatorit. Deri më tani ka pësuar 17 mutacione që mund të ndikojnë në formën e virusit, duke përfshirë proteinën kyçe,”- sipas Nick Loman në Universitetin e Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është pjesë e një ekipi që ka monitoruar dhe studiuar variantet e reja.

Pra, ka një sërë mutacionesh, jo vetëm një?

Koronavirusi pëson mutacion vazhdimisht dhe ka shumë variante të ndryshme. Deri në korrik, kishte të paktën 12,000 mutacione. Ndonjëherë ato përhapen pa ndryshuar ‘sjelljen’ e virusit. Herë të tjera, ato pësojnë ndryshime dramatike. Deri me tani ka më shumë se 12,000 variante të koronavirusit. Sipas studiuesve prejardhja e tyre është e ndryshme.

Pra, çfarë ka të pazakontë në lidhje me këto mutacione të virusit?

Shpejtësia që po përhapet virusi tërhoqi vëmendjen e studiuesve që monitorojnë evolucionin viral. Deri më 13 dhjetor, u identifikuan 1100 raste të variantit të koronavirusit, kryesisht në jug dhe lindje të Anglisë.

Është shkalla e rritjes, ajo për të cilën po shqetësohemi. Ne po shohim një rritje shumë të shpejtë,”– thotë Loman.

A është pikërisht ky variant i ri i koronavirusit shkaku që virusi po përhapet kaq shpejt?

Kjo është diçka që nuk dihet akoma. Varianti po përhapet më shpejt sesa llojet e tjerë në të njëjtat rajone, por nuk është ende e qartë pse. Tani për tani, nuk ka asnjë provë të qartë se kjo është për shkak të këtyre mutacioneve të veçanta.

Sa të shqetësuar duhet të jemi?

Nevojitet një kombinim i monitorimit dhe studimit për të zbuluar efektin e mutacioneve të veçanta të pranishme në këtë variant dhe për të kuptuar sa infektiv është.

Po nëse ky variant i ri i koronavirusit përhapet më shpejt se çdo variant i mëparshëm?

Mënyra se si ne sillemi ka një rëndësi të madhe në përhapjen e koronaviusit, sipas van Dorp. Me fjalë të tjera, masa të tilla si mbajtja e maskave dhe distancimi shoqëror mbeten arma kundër këtij varianti të ri edhe nëse ka pak më shumë gjasa të infektojë njerëzit e ekspozuar ndaj tij.

A ka simptoma më të rënda?

Kjo është diçka që ende nuk e dimë. Për ta zbuluar diçka të tillë, do të na duhet të marrim në studim shumë njerëz që janë infektuar me këtë variant specifik dhe t’i monitorojnë të paktën për një muaj. Por duhet të kemi edhe diçka parasysh që mutacionet jo domosdoshmërish janë më të rrezikshme.

A do të funksionojnë vaksinat në variantin e ri të koronavirusit?

Nuk ka asnjë provë për këtë, edhe pse ende nuk përjashtohet si mundësi. Sidoqoftë, lajmi i mirë është në bazë të çdo gjeje që ne dimë dhe sipas diskutimeve të ekspertëve evropianë, varianti i ri nuk ndikon te vaksinat dhe ato janë efektive.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid mutacioni i covid

Sondazh

Poll