Bota

Hapet kufiri me Francën/ Kamionet e mallrave lejohen të hyjnë në Britaninë e Madhe

21 Dhjetor 2020, 11:09 Nga DOSJA
Hapet kufiri me Francën/ Kamionet e mallrave lejohen të hyjnë

BRITANIA E MADHE– Kufijtë me Britaninë janë vendosur të rihapen. Sipas DailyMail, në portin e Dover-it, kamionet po lejohen të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar dhe qeveria franceze premton të rifillojë lëvizjen sa më shpejt të jetë e mundur pas një ndalim të udhëtimit për shkak të variantit të ri të Covid-19.

Në një postim të shpërndarë në Twitter nga Ambasada Franceze në Britaninë e Madhe, Ministri Francez i Transportit Jean-Baptiste Djebbari ka thënë se po punojnë për zgjidhjen e kësaj çështje dhe së shpejti pritet të rifillojë lëvizja.

Në orët e ardhshme, në nivelin Evropian, ne do të krijojmë një protokoll të fortë shëndetësor për të siguruar që lëvizja nga Mbretëria e Bashkuar mund të rifillojë. Prioriteti ynë: të mbrojmë shtetasit tanë dhe bashkëqytetarët tanë,”-ka thënë ai. 

Ndalimi i udhëtimit kishte çuar në bllokimin e njerëzve dhe mallrave nga Mbretëria e Bashkuar për të hyrë në Francë përmes ajrit, tokës dhe detit. Porti i Dover u mbyll për të gjitha automjetet e mallrave që largoheshin nga Mbretëria e Bashkuar për 48 orët e ardhshme, duke shkaktuar kështu dhe panik në blerje.

LAJMI KRYESOR: Mutacioni i ri në Angli frikëson Europën! 15 shtete mbyllin kufinjt me Britaninë e Madhe, njerëzit në panik, boshatisin supermarketet, largohen me avionët e fundit nga vendi. Pritet mbledhja urgjente e Boris Johnson.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid mutacioni i covid

Sondazh

Poll