Bota

Po punonte për vaksinën anti-Covid, gjendet i vdekur në rrethana të dyshimta shkencëtari rus

21 Dhjetor 2020, 12:06 Nga DOSJA
Po punonte për vaksinën anti-Covid, gjendet i vdekur në rrethana

RUSI– Shkencëtari rus, Alexander Kagansky, i njohur si Sasha është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta. Sipas DailyMail, ai ishte një nga kryeshkencëtarët rusë, me lidhje të ngushta me Universitetin e Edinburgut në Britani, i cili po punonte për vaksinën kundër Covid-19.

Sipas raportimeve të para është thënë se ai ka rënë nga kati i 14-të i një kulle të lartë rezidenciale në Shën Petersburg. Gjithashtu ai kishte edhe një plagë në trupin e tij që ishte bërë më thikë. Një hetim ka nisur për vrasje dhe një 45-vjeçar është arrestuar, për të cilin nuk është dhënë asnjë detaj.

Policia ka raportuar se ai kishte shkuar në Shën Petersburg për të takuar një shok të vjetër. Mendohet se përpara se të binte nga dritarja, ka pasur një sherr me të. Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë, një numër mjekësh dhe shkencëtarësh rusë kanë humbën jetën në rrethana misterioze.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexander kagansky rusi alexander kagansky rusi

Sondazh

Poll