Bota

“Shënjestra kryesore e krimit të organizuar”/ Interpoli paralajmëron vjedhjen e vaksinave anti-COVID

21 Dhjetor 2020, 12:16 Nga DOSJA
“Shënjestra kryesore e krimit të organizuar”/ Interpoli

FRANCË– Interpoli ka ngritur alarmin duke paralajmëruar vendet anëtare të përgatiten pasi  krimi i organizuar synon vjedhjen e vaksinave anti-COVID, si fizikisht ashtu edhe në internet.

Njoftimi nga Interpol, sqaron se krimi ndaj vaksinave ka të bëjë me falsifikimin, vjedhjen dhe reklamimin e paligjshëm të vaksinave COVID-19.

Ndërsa një numër i vaksinave COVID-19 i afrohen miratimit dhe shpërndarjes globale, duhet siguruar furnizimi I faqeve online nga produktet e rreme.

Organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të prishin zinxhirët e furnizimit teksa qeveritë po përgatiten të hapin vaksinat”, tha Jürgen Stock, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it.

Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu produkte të rreme, të cilat mund të paraqesin një rrezik të rëndësishëm për shëndetin dhe jetën e njerëzve. Është thelbësore që forcat të jenë të gatshëm për veprimtarinë kriminale të lidhur me vaksinën COVID-19, kjo është arsyeja pse INTERPOL ka lëshuar këtë paralajmërim global,” përfundoi Sekretari i Përgjithshëm Stock.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota interpol vjedhja e vaksinave interpol vjedhja e vaksinave

Sondazh

Poll