Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ Turqia bllokon fluturimet nga Britania e Madhe

21 Dhjetor 2020, 09:10 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid-19/ Turqia bllokon fluturimet nga Britania e Madhe

TURQI-Qeveria turke ka marrë vendim si disa vende të tjera të Evropës, të ndalojë fluturimet e pasagjerëve nga Britania e Madhe dhe vendet e tjera pas zbulimit të mutacionit të ri Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca me anë të një postimi në Twitter.

“Duke ndjekur udhëzimet e Presidentit (i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan), në koordinim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, u vendos një pezullim i përkohshëm i të gjitha  fluturimeve nga Britania e Madhe, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut për në vendin tonë,”- tha ai Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Një lloj i ri i Covdi-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë vendin. Britania e Madhe, ditën e djeshme ka vendosur masa të reja, parandaluese. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Belgjika dhe Danimarka, të cilat kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe. Shumë vende të tjera kanë vendosur ditën e sotme, mbylljen e kufinjve. Kjo situatë ka shqetësuar dhe OBSH-në, e cila i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të shtojnë kontrollet për identifikuar rastet. Nga ana ditën e sotme BE-ja pritet të mbaj një mbledhje emergjente.

LAJMI KRYESOR: Mutacioni i ri në Angli frikëson Europën! 15 shtete mbyllin kufinjt me Britaninë e Madhe, njerëzit në panik, boshatisin supermarketet, largohen me avionët e fundit nga vendi. Pritet mbledhja urgjente e Boris Johnson.

(k.a.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid turqi mutacioni i covid turqi

Sondazh

Poll

Bota 21 Dhjetor 2020, 08:16

Grindjet e Hotit dhe Vuçiqit në distancë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi....