Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ Arabia Saudite dhe Kanadaja ndalojnë hyrjen nga Britania e Madhe

21 Dhjetor 2020, 07:51 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid-19/ Arabia Saudite dhe Kanadaja ndalojnë hyrjen nga

BRITANIA E MADHE-Mutacioni i ri i Covid-19 i shfaqur në Britaninë e Madhe, ka detyruar disa vende të marrin masat për të parandaluar përhapjen e tij.

Së fundmi ka qenë Arabia Arabia Saudite dhe Kanadaja që kanë pezulluar fluturimet ndërkombëtare dhe hyrjen përmes kalimeve tokësore me Britaninë e Madhe, pas zbulimit të mutacionit të ri të Covid-19.

Deri më tani shumë vende evropiane si Italia, Belgjika, Holanda, Irlanda, Austria, Gjermania kanë mbyllur hyrjet me Britaninë e Madhe. Ndërkohë një ditë më parë është shënuar dhe rasti i parë i variantit të ri të Covid 19 në Itali. Ndërsa, raste të mutacionit të ri Covid-19 deri më tani janë shfaqur në Britani, Holandë, Danimarkë dhe Australi.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 mutacioni i covid covid-19 mutacioni i covid

Sondazh

Poll