Bota

Mutacioni i ri në Angli frikëson Europën! BE dhe Amerika Latine mbyllin kufijtë me Britaninë e Madhe, njerëzit në panik,

21 Dhjetor 2020, 08:19 Nga DOSJA
Mutacioni i ri në Angli frikëson Europën! BE dhe Amerika Latine

BRITANI E MADHE-  Britania e Madhe është në lockdoën! Mutacioni i ri i ngjashëm me Covid ka bërë që shtete si Shqipëria, Danimarka, Holanda, Belgjika, Italia, Franca, Gjermania, Zvicra, Greqia, Izraeli, Turqia, Maqedonia e Veriut, Maroku, Kuvajti, Arabia Saudite, Kanadaja, El Salvador Kili, Argjentina dhe Peruja të ndërpresin fluturimet. Ndërkohë që SHBA-ja nuk e konsideron të arsyeshme që të ndërpresë fluturimet me Britaninë e Madhe por ka kërkuar vetëm që qytetarët që do të udhëtojnë drejt saj të kenë një test Covid negativ.

Kjo mbyllje vjen pasi studiuesit kanë dalë në përfundim se një lloji mutacioni i Covid-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë të Britaninë e Madhe. Njerëzit kanë shpejtuar të marrin avionin e fundit për ti shpëtuar mbylljes ndërsa të tjerë kanë boshatisur supermarketet.

Rrugët e transportit e udhëtimit me Britaninë e Madhe gati janë mbyllur të gjitha. Për shkak se Franca ka mbyllur kufijtë me Mbretërinë e Bashkuar u mbyll edhe porti shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe, Dover në Kanalin e La Manshës, si edhe tuneli europian, i njohur si Eurotuneli. Edhe qeveria holandeze nuk lejon më ardhjen e pasagjerëve nga Britania e Madhe. Si transporti i mallrave edhe pasagjerët luten të mos udhëtojnë, bëri të ditur porti Dover të dielën në mbrëmje. Kufizimet vlejnë fillimisht për 48 orë. Lejohet vetëm transporti pa shoqërues.

Në lidhje me mutacionin e ri të Covid ka dal edhe OBSH në një deklaratë zyrtare ku ka thënë se virusi mumentalish po muton me një shpejtësi të ngadaltë. Gjithashtu tha se mutacioni Covid deri tani nuk e ka ndryshuar ndjeshmërinë e virusit ndaj vaksinave anti-Covid. Disa ekspertë britanikë kanë thënë se fëmijët janë më të rrezikuar që të infektohen me mutacionin e ri të Covid.

Sot do të mbahet një takim urgjent nga kryeministri Boris Johnson, i cili do të përqëndrohet në kufizimet e lëvizjes ndërkombëtare, dhe “në veçanti fluksin e qëndrueshëm të mallrave brenda dhe jashtë Britanisë së Madhe.

(I.A;a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mbyllet britania e madhe mutacioni i covid mbyllet britania e madhe mutacioni i covid

Sondazh

Poll

Bota 21 Dhjetor 2020, 08:16

Grindjet e Hotit dhe Vuçiqit në distancë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi....