Bota

Vaksina anti–Covid/ Kina ka në plan të vaksinojë 50 mln njerëz para muajit shkurt

21 Dhjetor 2020, 08:55 Nga DOSJA
Vaksina anti–Covid/ Kina ka në plan të vaksinojë 50 mln

KINË-Kina synon të vaksinojë 50 milion njerëz me vaksina anti-Covid-19 të prodhuara në vend përpara festave të Vitit të Ri Hënor në muajin shkurt. Sipas CNN, Tao Lina, një ekspert i vaksinimit në Qendrën Shanghai për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka konfirmuar lajmin, pas vendimit të marrë në një konferencë qeveritare të mbajtur në 15 dhjetor.

“Është vetëm një plan dhe nëse mund të arrihet objektivi varet nga situata aktuale,”- tha ai.

Autoritetet kineze kanë thënë që hapi i tyre i parë do të jetë vaksinimi i punonjësve mjekësorë, punonjësit e doganave dhe të inspektimit të kufirit dhe njerëzit që punojnë në industrinë ushqimore.

Që nga korriku, Kina ka administruar më shumë se një milion doza vaksinash të prodhuara në vend për njerëzit që konsiderohen grupe me rrezik të lartë nën një program përdorimi emergjent. Sipas zyrtareve, vaksinat nuk kanë pasur reagime anësore deri më tani. Aktualisht, pesë vaksina të zhvilluara nga ndërmarrjet kineze po kalojnë fazën përfundimtare të provave klinike.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kina koronavirusi në kinë kina koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Bota 21 Dhjetor 2020, 08:16

Grindjet e Hotit dhe Vuçiqit në distancë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi....