Bota

Pas të moshuarve dhe mjekëve, kush do ta bëjë vaksinën anti-COVID-19? Rekomandimet e ekspertëve, me përparësi ata që ka

21 Dhjetor 2020, 08:42 Nga DOSJA
Pas të moshuarve dhe mjekëve, kush do ta bëjë vaksinën

SHBA– Vaksinimi me anti-COVID ka nisur në disa vende të botës, të cilat kanë arritur që të sigurojnë dozat e para. Të parët që janë vaksinuar për të fituar imunitet kanë qënë të moshuarit mbi 85 vjeç, punonjësit e azileve dhe ata të kujdesit shëndetësor, proces që do ta ndjekë edhe Amerika. Po kur ky grup të mbarojë punë, kush do të vaksinohet?

Sipas CNN, këshilltarët në Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve,  votuan se në fazën e dytë duhet të vaksinoheshin mosha 75-85 vjeç, e cila ka mbetur pa u vaksinuar.

Dhe më pas të kenë prioritet të gjithë njerëzit e moshave 16 deri 64 vjeç, që kanë komplikacione shëndetësore. Më pas në fazën e tretë është sugjeruar që të vaksinohet punonjësit e sipërmarrjeve thelbësore. Ndërkohë që pjesa e tjerët e mbetur, do të jetë e fundit që bën vaksinën. 

Aktualisht në SHBA janë miratuar për përdorim dy vaksina anti-Covid-19, ajo e Pfizer  dhe ajo e Moderna-s.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina anti-covid vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 21 Dhjetor 2020, 08:16

Grindjet e Hotit dhe Vuçiqit në distancë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi....