Bota

Bilanci në botë/ Mbi 77 mln të infektuar dhe 1 mln të vdekur, Koreja e Jugut shënon numrit më të lartë ditor të vdekjev

21 Dhjetor 2020, 08:16 Nga DOSJA
Bilanci në botë/ Mbi 77 mln të infektuar dhe 1 mln të

Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 77 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,699,878 njerëz dhe janë shëruar mbi 54 milionë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 183,223 persona, duke e çuar numrin në total mbi 18 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,414 njerëz dhe numri në total ka shkuar 324,869. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara, kanë filluar, shpërndarjen e vaksinave antiCovid-19 për personat e parë me rrezikshmëri të lartë.

India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 24,589 persona të infektuar dhe në total ka aritur 10,056,348 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 330 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 145,843.

Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 12,799 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,473,354 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 131 njerëz dhe numri në total është 60,549.

Gjermania ka shënuar një rritje rekord të infektimeve. Numri i rasteve të konfirmuara pozitiv në Gjermani gjatë orëve të fundit është mbi 20,822, njerëz, duke e çuar shifrën në total 1,514,783 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 350 njerëz dhe numri në total është 26,764. Sakaq, Kancelarja Angela Merekel ka njoftuar 4 ditë më parë për  një mbyllje të dytë për shkak të kurbës në rritje të infektimeve, ku është vendosur që ta mbyllë të gjithë vendin deri në datën 10 janar, me një lehtësim për festa.

Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 15,104 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,953,185 ndërsa numri i vdekjeve është mbi 352, duke e çuar shifrën në total 68,799 njerëz. Vendi po përgatitet për një fund vit pa festa, pasi e gjithë Itali është shpallur zonë e kuqe.

Greqia, po ashtu ka vendosur një izolim të vendit dhe një shtim të masave izoluese të cilat do të zgjasin deri në 7 janar. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit janë shënuar pozitiv mbi 587 persona, duke e çuar numrin në total 131,072 dhe kanë ndërruar jetë mbi 70 persona dhe numri i vdekjeve në total është 4,172. Sakaq, Greqia ka deklaruar se do të fillojë shpërndarja e vaksinave në datën 26 dhjetor dhe vendi ka përgatitur frigoriferët për mbajtjen e tyre.

Situata paraqitet problematike dhe në Koreja e Jugut, e cila regjistroi numrin e saj më të lartë ditor të vdekjeve nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar, mbi 24 vdekje, duke e çuar totalin e vendit në 698, ka deklaruar Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve. Ndërkohë është paralajmëruar se do të ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covidi-19 ne bote koronavirusi ne bote covidi-19 ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll