Bota

Fëmijët e izoluar gjatë pandemisë, ka shumë gjasa të priren drejt terrorizmit

21 Dhjetor 2020, 09:00 Nga DOSJA
Fëmijët e izoluar gjatë pandemisë, ka shumë gjasa

BRITANI– Pandemia e COVID-19 bëri që pjesa më e madhe e botës të izolohej për muaj të tëra, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Por sa ka ndikuar te fëmijët izolimi, kur liria është gjithçka ata kanë?

Fëmijët e lënë të izoluar dhe të vetmuar gjatë bllokimit të koronavirusit ka prirje të tërhiqet nga terrorizmi. Ky konkluzion vjen pasi në njësinë e Referimit të Kundër-Terrorizmit në Internet (CTIRU) u janë shtuar rreth 3,000 përmbajtje të dyshuar terroriste këtë vit, nga 2,796 në 2019, një rritje prej rreth 7%.

Numri i të rinjve nën 18 vjeç të arrestuar për vepra penale të terrorizmit u rrit nga 11 në 17 pas bllokimit nga COVID-19.

Shefi i Detektivit Kevin Southëorth, nga CTIRU, u shpreh se të dhënat tregojnë se një pasojë e paparashikuar e kufizimeve të pandemisë dhe bllokimit mund të jetë radikalizimi i më shumë të rinjve.

Ka pasur një zhvendosje të lehtë gjatë pandemisë, e cila mund të reflektojë njerëzit që janë në shtëpi më shumë, dhe ndoshta duke kaluar më shumë kohë në internet,” tha ai.

Fëmijët që kanë më pak njerëz për të folur janë ndoshta duke kërkuar në rrjetet online për orë të tëra, sepse ata kanë qenë të ngujuar në vet-izolim ose kanë mungesë njerëzish për t’u kontaktuar.

CTIRU publikoi të hënën një blog nga një prej studiuesëve i cili  paralajmëroi prindërit se fëmijët e tyre mund të shikonin materiale terroriste në internet gjatë pushimit të Krishtlindjes.

Midis 1 janarit të vitit 2019 dhe 30 qershorit të këtij viti, rreth 1,500 fëmijë të moshës 15 vjeç e poshtë u identifikuan si të rrezikuar nga prirjet terroriste, ndërsa qeveritë duhet të ngrejnë skema të forta për parandalimin e tyre.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota femijet e izoluar nga pandemia prirje terroriste femijet e izoluar nga pandemia prirje terroriste

Sondazh

Poll

Bota 21 Dhjetor 2020, 08:16

Grindjet e Hotit dhe Vuçiqit në distancë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi....