Bota

Situata e krijuar pas zbulimit të mutacionit të ri të Covid-19/ Boris Johnson do të zhvillojë takim emergjent qeverie

21 Dhjetor 2020, 08:21 Nga DOSJA
Situata e krijuar pas zbulimit të mutacionit të ri të Covid-19/

BRITANIA E MADHE-Kryeministri Boris Johnson, do të zhvillojë një takim të komitetit të emergjencave të qeverisë ditën e sotme pasi Franca mbylli kufirin e saj për 48 orë. Masat e njoftuara nga Franca, kanë si synim që asnjë kamionë ose pasagjerë trageti nuk do të jenë në gjendje të lundrojnë nga porti i Dover.

Franca tha se veprimi ishte i nevojshëm për shkak të përhapjes së një varianti të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, Gjermaninë, Italinë, Belgjikën, Republikën Irlandeze, Turqinë dhe Kanadaja kanë pezulluar fluturimin me Britaninë e Madhe. Hong Kong pritet ta bëj në mesnatë. Ndërsa Bullgaria ndryshe nga vendet e tjera ka ndaluar fluturimet deri më 31 janar.

Sakaq, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen në Bruksel, ditën e sotme për të diskutuar vendimet e reja.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid takimi i qeverise ne angli mutacioni i covid takimi i qeverise ne angli

Sondazh

Poll

Bota 21 Dhjetor 2020, 08:16

Grindjet e Hotit dhe Vuçiqit në distancë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi....