Bota

Shtetet e Europës presin dritën jeshile! Pritet miratimi për vaksinën anti-COVID, Pfizer-BioNTech

21 Dhjetor 2020, 08:38 Nga DOSJA
Shtetet e Europës presin dritën jeshile! Pritet miratimi për

EUROPË– Ditën e sotme pritet që të aprovohet nga Agjencia Evropiane e Barnave vaksina anti-COVID, Pfizer-BioNTech për shtetet të Evropës.

Agjencia Evropiane e Barnave me bazë në Amsterdam e afroi datën, pas presionit nga Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së për të përshpejtuar procesin, pasi ende asnjë shtet evropian nuk ka nisur vaksininim e qytetarëve. Nëse Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të miratoi vaksinën, pengesa përfundimtare është miratimi nga Komisioni Evropian i cili pritet të ndjekë të Mërkurën.

Këshilli Evropian, ditën e sotme ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi mutacionin e Covid që është shfaqur në Angli. Mbledhja do të mbahet online në orën 11:00. Konferenca mësohet se është thirrur nga presidenca gjermane.

Shumë shtetet të Evropës kanë lajmëruar se vaksinimi i qytetarëve do të nis menjëherë pas miratimit të tij nga EMA, si Italia, Gjermani, Greqia, Franca dhe Austria.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota miratimi i vaksines miratimi i vaksines

Sondazh

Poll

Bota 21 Dhjetor 2020, 08:16

Grindjet e Hotit dhe Vuçiqit në distancë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi....