Sport

Plas te Argjentina! Scaloni nuk ka votuar Messin si lojtari më i mirë, tekniku i Argjentinës rrëzoi nga froni numrin 10

20 Dhjetor 2020, 12:37 Nga DOSJA
Plas te Argjentina! Scaloni nuk ka votuar Messin si lojtari më i mirë,

ARGJENTINË– Ditën e enjte u dhanë çmimet e FIFA-s “The Best”, trofe që shkoi për sulmuesin e Bayern Munich Robert Lewandowski me 53 pikë, ndjekur nga Ronaldo me 38 dhe Messi i cili plotësoi podiumin me 35 të tilla. Ndërsa Messi nuk i dha asnjë pikë Ronaldos, në votat e zbulura zbulohet se trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni nuk e ka vendosur futbollistin e Barcelonës në vendin e parë.

Në këtë renditje ai ka vlerësuar Sadio Mane me 5 pikë dhe Leo Messin e ka renditur të dytin me 3 pikë, teksa Neymar është vlerësuar me 1 pikë. Një zgjedhje e çuditshme dhe e papritur e trajnerit, që me këtë veprim me siguri ka ndezur zjarrin te Argjentina, me Messin, që nuk pritet ta marrë aspak me sportivitet këtë zgjedhje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport messi scaloni messi scaloni

Sondazh

Poll