Sport

Legjenda Pele uron argjentinasin: “Të admiroj shumë Leo Mesi”

20 Dhjetor 2020, 05:57 Nga DOSJA

BRAZIL – Legjenda braziliane Pele, e ka uruar kapitenin e Barcelonës, Lionel Mesi, i cili barazoi një rekord të madh të golave të tij. Argjentinasit i mjaftoi vetëm një gol, në barazimin 2-2 ndaj Valencias, për arritur në kuotën e 643 golave të realizuar me fanelën e Barçës.

“Kur zemra juaj është e mbushur nga dashuria, është e vështirë të ndryshoni rrugën. Ti e di, çfarë do të thotë të mbash fanellën e njëjtë çdo ditë. Ti e di, që nuk ka asnjë vend më të mirë, se aty ku ndihesh si në shtëpi. Urime për rekordin historik, Lionel. Por mbi të gjitha, urime për një karrierë të bukur te Barcelona.

Histori si kjo e jona, për të dashur të njëjtin klub për kaq gjatë, për fat të keq do të jenë gjithnjë e më të rralla në futboll. Të admiroj shumë Leo Mesi”, ka shkruar Pele në profilin e tij në “Instagram”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kapiteni i barcelonës legjenda pele lionel mesi kapiteni i barcelonës legjenda pele lionel mesi

Sondazh

Poll