Sport

Me fitoren e fundit, Jurgen Klop “shkruan” historinë te Liverpuli

20 Dhjetor 2020, 11:50 Nga DOSJA

ANGLI – Të shtunën, Liverpuli shpartalloi 7-0 në transfertë skuadrën londineze Kristal Palas. Trajneri gjerman arriti të shijojë fitoren e tij të 127-të në Premier League, që kur ka arritur në vitin 2015 në “Anfield”, ndërkohë që ka bërë 196 ndeshje në krye të Liverpulit.

Me këto shifra, Jurgen Klop ngjitet në krye të renditjes së trajnerëve të suksesshëm që kanë udhëhequr “The Reds”. Paraardhësi i tij ishte spanjolli Rafael Benites, i cili me 228 ndeshje, nga të cilat 126 fitore, renditej në vendin e parë, si trajneri më i mirë në historinë e Liverpoolit.

Pas tij ishin renditur trajner si, Zherard Houlier me 228 takime dhe 112 fitore, Roj Evans, 184 ndeshje me 87 triumfe dhe Brendën Roxhers me 112 paraqitje dhe 63 ndeshje të fituara.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anfild liverpul premier league anfild liverpul premier league

Sondazh

Poll