Sport

VIDEO/ Balaj, pas 5 minutash në fushë shënon, shtylla i mohon dopiedën

20 Dhjetor 2020, 04:16 Nga DOSJA
VIDEO/ Balaj, pas 5 minutash në fushë shënon, shtylla i mohon

AUSTRI – Sulmuesi i kombëtares Bekim Balaj, ishte lojtari që shkëlqeu në ndeshjen midis Sturm-St.Polten, e cila përfundoi në fitoren e pastër 3-0 të vendësve. Edhe pse shkodrani u fut në minutën e 72-të të takimit, i mjaftuan vetëm 5 minuta lojë, për të realizuar golin e tretë të Sturmit.

Balaj shfrytëzoi një harkim në zonë, për ta goditur topin me kokë dhe dërguar atë në rrjetë. Sulmuesi kuqezi pati një tjetër shans dy minuta përpara fundit të takimit, por topi i goditur prej tij përfundoi në shtyllë, duke i mohuar realizimin e një dopiede.

Ky është ishte goli i tretë i realizuar nga Bekim Balaj për Sturm në Bundesligën austriake dhe i shtati në total, duke llogaritur edhe golat për Kupën e Austrisë.

Më herët në këtë takim, për ekipin e Sturmit kishin shënuar Jantscher (29’) dhe Friesenblicher (70’), i cili me këtë fitore u ngjit në kuotën e 24 pikëve, një më pak se Salzburg që kryeson renditjen pas 12 javësh kampionat në Austri.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bekim balaj shturm ne bundesligen austriake sulmuesi i kombetares balaj bekim balaj shturm ne bundesligen austriake sulmuesi i kombetares balaj

Sondazh

Poll