Politike

18 Dhjetor 2020, 16:09 Nga DOSJA

TIRANË– Ministri i Brendshëm i dorëhequr, Sandër Lleshaj ka mirëpritur në zyrë pasardhësin e tij, Bledi Çuçi. Për këtë të fundit, Lleshaj është shprehur i sigurtë se do ta bëjë mirë punën pasi nuk ka pasur dëshirë për t’u bërë ministër. Në këtë pikë u desh ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama që të sqaronte se Çuçi nuk kishte dijeni dhe jo dëshirë.

PJESË NGA BISEDA: 

Lleshaj: Po e mbyllim pas dy vitesh me pak a shumë më të njëjtit njerëz. Gjë e mirë kjo. 2019 ka qënë një ethe e madhe politike. Na dëshmon që kemi për të kuptuar një leksion elementar, kurrë protesta s’duhet të jetë për shtetin. Nuk jemi pronarë të tij. Jemi të përkohshëm. S’kemi të drejtë ta shembim për asnjë arsye politike. Ndërkohë kemi punuar dhe jam shumë krenar, se kemi ndërtuar kapacitete të munguara, njësia e, njësia c, njësia i dhe ajo k. OFL-ja një histori e madhe suksesi. Kemi transformuar logjistikën e saj. Kemi bërë lëvizje me Akademinë e Sigurisë. Nëse bëjmë një check-up, se ata tregues rezultojnë nga të gjitha shifrat. Besoj që nuk është koha e një bilanci. Rama më ka besuar në një kohë kur nuk njiheshim mirë. Edhe unë iu kam kërkuar besim apriori. Se kështu punohet. Shpresoj të jetë i plotësuar dhe jo i zhgënjyer. Çdo punonjës me të cilën jam identifikuar, sepse ata janë karta jonë e identitit. Besoj që është bërë zgjedhje e mirë me pasardhësit, sepse është brengë e vështirë se kujt t’ja dorëzoj çelësin. Në një intervistë thashë që do t’i jepja një këshillë; nëse vjen pa dëshirën e tij, nëse nuk vdes për t’u bërë ministër, në këto kushte puna do të shkojë sesbën mirë. Jam i bindur që me Bled Çuçin puna do të shkojë mirë, e kam checkuar më vonë. Edhe në rastin tjetër, kam thënë që s’do t’i jap këshillë, sepse punët do të shkojnë keq. Iu uroj suksese dhe punë të mbarë në këtë front jetik.

Rama: Ka ardhur pa dijeninë e tij, jo pa dëshirën, se duhet se ka ardhur me zor.

LAJMI KRYESOR: Prezantohet ministri i ri i Brendshëm! Rama: Protestat? Duhet reflektim, reformë tek “Shqiponjat”. Lleshaj: Mua më besuat apriori, unë jam informuar për pasardhësin tim. Çuçi bën premtimin

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama 18 dhjetor 2020 sander lleshaj edi rama rama 18 dhjetor 2020 sander lleshaj

Sondazh

Poll