Politike

Dhuna në protesta/ Rama se pranon: Ka më shumë efektivë të lënduar se protestues, s’po llogaris sharjet se në një tjet

18 Dhjetor 2020, 15:30 Nga DOSJA
Dhuna në protesta/ Rama se pranon: Ka më shumë efektivë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën e përdorur në protesta. Ai u shpreh se duhet të ndryshojë mendimi se efektivi i Policisë së Shtetit duhet që të ndryshojë pasi do të ketë pasoja për dhunuesi. Numri një i qeverisë shtoi se kishte kërkuar vetë për raste të ngjashme në vendet e Bashkimit Europian, por nuk kishte gjetur asnjë të ngjashëm.


Qeveria u akuzua për dhunë, autoritarizëm dhe të gjitha të zezat ndërkohë që në asnjë vend demokratik nuk bën vaki ndryshe. Ka gjithmonë një kohë për të vendosur. Kur flas për favor të qeverisë, flas për të drejtën për të vendosur. Nuk ka ndodhur asgjë ndryshe nga vendet më demokratike. Ka ndodhur ndryshe, në aspektin që partitë politike kanë ushtruar dhunë për muaj e muaj, me cikle. Apo që është bërë e drejtë e ligjëruar që polici mund të preket me dorë. Që uniforma të trajtohet si leckë për ta kapur,shtyrë pa llogaritur fjalët. Se nuk i llogarisim. Nuk bën vaki në një vend demokratik që qytetari të shajë policin, pa pasoja. Policia nuk e ka tejkaluar të drejtën e ushtrimit të forcës. Ku është vendi ku numërohen më shumë policë se protestues të lënduar. Pse akuzohen pa pushim për dhunime që as nuk i kanë bërë dhe as nuk kanë dhënë shenja se duan t’i bëjnë. Pse akuzohen me episode të shkëputura për të bërë montazhe që pastaj shpërndahen përmes makinerisë më të madhe të propagandës që ka shpikur njerëzimi; rrjetet sociale. Askush nuk dëshiron që ta kapi një qytetar me dorë për ta spostuar në një vend në tjetrin. Kur është e nevojshme, është e nevojshme. Rezistenca kundër ligjit, nuk justifikohet për të drejtën e protestës,”-shtoi ai. 

LAJMI KRYESOR: Prezantohet ministri i ri i Brendshëm! Rama: Protestat? Duhet reflektim, reformë tek “Shqiponjat”. Lleshaj: Mua më besuat apriori, unë jam informuar për pasardhësin tim. Çuçi bën premtimin

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama 18 dhjetor 2020 edi rama rama 18 dhjetor 2020

Sondazh

Poll