Politike

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, Rama: Duhet të na bëjë të reflektojmë

18 Dhjetor 2020, 15:15 Nga DOSJA
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, Rama: Duhet të na

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka adresuar dhunën e përdorur në protestat për vrasjen e Klodian Rashës, edhe pse ka pranuar se prej tubimeve ka reflektuar. Në fjalën e tij, numri një i qeverisë, e krahasoi vendin tonë me ato ku fëmijët merren peng dhe përdoren nga grupe terroriste. Megjithatë nuk ka përmendur me emër asnjë nga përfaqësuesit e opozitës si faktorë apo nxitës të tubimeve, siç edhe ka ndodhur më parë. 

“Prej tyre është marrë opinioni bazuar në metodat e opinionin publik mbi Policinë e Shtetit për punën dhe veprimtarinë. Më vjen mirë të nënvizoj që bëhet fjalë për një pasqyrë mbreslënëse dhe shumë domethënëse. Sigurisht që ky moment është rezultat i një ngjajrjeje. Kur them fundin kam parasysh shpërthimin e një proteste goxha të veçantë në llojin e saj, e cila duhet të na bëjë të reflektojmë se përfshija për herë të parë në historinë tonë si komb, e fëmijëve, minorenëve për të luftuar brenda vetes për qëllime të caktuara një fakt tejet fatkeq por sidoqoftë domenthënës, jo vetëm për të kuptuar natyrën e agresionit ndaj Policisë së Shtetit. Për të kuptuar se çfarë ne duhet të bëjmë që kurrë më mos të përsëritet një shfaqje ekstreme, e denjë për vende ku fëmijët janë mish për top për organizata ekstremiste,”-u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: Prezantohet ministri i ri i Brendshëm! Rama: Protestat? Duhet reflektim, reformë tek “Shqiponjat”. Lleshaj: Mua më besuat apriori, unë jam informuar për pasardhësin tim. Çuçi bën premtimin

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama 18 dhjetor 2020 edi rama rama 18 dhjetor 2020

Sondazh

Poll