Politike

“80% e të studentëve nuk përballojnë dot shpenzimet”/ Basha: Kur unë të vi në pushtet do mbështes financiarisht univ

18 Dhjetor 2020, 15:44 Nga DOSJA
“80% e të studentëve nuk përballojnë dot

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka premtuar se gjëja e parë që do bëjë sapo të vijë në pushtet, është subvencionimi i universiteteve dhe mbështetje për studentet.

Në një vieo-live me portalin universitar në ‘Instagram’, Basha është shprehur se kostot e studentëve janë të papërballueshme, pasi po paguajnë qeratë, konviktetet, internetin dhe tarifat, edhe pse mësimin do e bëjnë online.

Në radhë të parë, 8 në 10 studentë e ndjekin mësimin online përmes telefonit celular. Propozimi ynë në shtator, pika e dytë e propozimit,ishte të merreshin masa për mësimin online, në disa shpenzime që qeveria duhe të kryejë, në mbështetje të studentëve, Ky msim online duhet të ishte i aksesueshëm nga të gjithë. Paketa e internetit është shumë e shtrenjë, i papërballueshëm për një familje shqiptare. Në këto kushte, duhet që qeveria t’i zbriste këto shpenzime. Aktualisht, mësimi online nuk është rregulluar me ligj, ju bëni shpenzimet e tarifës, ndërsa mësimin e merrni online. 80% e të rinjve nuk përballojnë dot shpenzimet, duhet të kishte mbështetje financiare për studentët, që paguajnë qeratë, konviktet, internetin etj. Leksionet nuk bëheshin dot fizikisht, por seminaret duhet të bëheshin. Mësimi mund të bëhej i altenuar, sipas ekspertëve, ku seminarët të bëheshin në auditore, sipas një plani. Këtu nga ana e qeverisë mundon përgjegjshmëria. Unë nuk premtoj të zhduk virusin brenda natës, por do kisha marrë masa për ti dalë përballë problemit të universitetit. Nuk ka asnjë mbështetje financiare për studentët.”-tha Basha.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha universitetet lulzim basha universitetet

Sondazh

Poll