Politike

Basha: Kur bota porositi vaksinën, Rama shkoi në SHBA sikur do merrte një kokërr domate

18 Dhjetor 2020, 15:56 Nga DOSJA
Basha: Kur bota porositi vaksinën, Rama shkoi në SHBA sikur do merrte

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se strategjia e opozitës mbi pandeminë nuk është marrë parasysh nga kryeministri Rama, prandaj sipas tij vendi ynë ka testimet më të ulëta në rajon.

Në një video live në ‘Instagram’ me portalin studentor, Basha u shpreh se opozita ka sygjeruar masat që do merrte nëse do ishte në pushtet, si testime të shumta, apo rimburësim për familjarët që kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë.

Basha u shpreh se ndërsa vendet e Europës dhe botës kanë porositur më shumë vaksina sesa popullsia e tyre, kryeministri Rama shkoi në SHBA sikur do merrte një kokërr domate.

“Ne e kemi shpalosur strategjine dhe planin tonë edhe në mars, edhe në shtator. Shqipëria ka testimet më të ulta. Europa ka hyrë në ‘Lockdoën’ për të ulur rrezikun e pandemisë gjatë festave, ndërsa ne kemi shumë pak testime, që do të thotë  që Shqipëria është më e rrezikuara. Kosotoja për një të sëmurë, kalon kostot vjetore të një familje shqiptare. Unë kam takuar pacientë, që kanë harxhuar deri në 5 mln lekë për tu kuruar nga COVID. Planet janë hartuar nga ekspertët tanë, që nuk janë marrë parasysh nga qeveria. Pandemia ka shtuar më shumë krizën në familjet shqiptare. Ne kemi sygjeruar rimbursimin për familjet që kanë humbur vendin e punës. Këto hapa dhe shumë të tjera do i merrja vetë nëse unë do isha kryeministër. Shqiptarët kanë ndihmën ekonomike më të ulët në rajon. Ndërkohë që gjith bota ka marrë masa për marrjen e vaksinës, kryeminstri bëri një udhëtim luksi sikur do merrte një kokërr domate. Ne kemi evidentuar që disa vende europiane kanë rezervuar më shumë vaksina sesa është e nevojshme.”

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha testimet në shqipëri basha testimet në shqipëri

Sondazh

Poll