Politike

Prezantohet ministri i ri i Brendshëm! Rama: Protestat? Duhet reflektim, reformë tek “Shqiponjat”. Lleshaj: Mua më besuat

18 Dhjetor 2020, 15:09 Nga DOSJA
Prezantohet ministri i ri i Brendshëm! Rama: Protestat? Duhet reflektim,

TIRANË– Ditën e sotme, Bledi Çuçi është prezantuar zyrtarisht si ministri i ri i Brendshëm. Kryeministri Edi Rama shkoi vetë, edhe për këtë emërim, në ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe për më shumë se një orë ka folur lidhur me situatën politike në vend, protestat dhe pensionin e familjes së Klodian Rashës.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se duhej bërë një reflektim pas protestave të ndodhura, duke mos i kursyer as kritikat. Sipas tij, si kurrë më parë në këtë protestë janë përdorur edhe të miturit, duke adresuar edhe dhunën e ushtruar sipas tij ndaj Policisë së Shtetit.  Duke përmendur përplasjes mes Policisë dhe protestuesëve, numri një i qeverisë tha se kishte kërkuar vetë për të gjetur precendentë të ngjashëm në vendet e Bashkimit  Europian, ku protestuesi kishte të drejtë të dhunonte efektivin e Policisë pa pasur asnjë pasojë.


Edhe njëherë Rama ka paralajmëruar reformën në repartin e forcave “Shqiponja”, ndërkohë që nuk i ka kursyer lavdet për shefin e Shërbimit të Çështjeve të Brendshëm të Ankesave dhe Drejtorin e Përgjigjthshëm të Policisë, Ardi Veliun. Sa i përket familjes së Klodian Rashës, kryetari i qeverisë u shpreh se vdekja e tij nuk ishte aksidentale por u cilësua si e tillë për t’i dhënë familjes pensionin e posaçëm. Në fund, Rama falenderoi edhe ministrin në ikje Sandër Lleshaj, duke shtuar se kishte besim se zgjedhja e tij e radhës do të bënte një punë të mirë.

Më pas, fjala i kaloi Sandër Lleshajt, i cili u shpreh se e kishte ‘checkuar’ pasardhësin e tij dhe se ishte i bindur që do të bënte një punë të mirë, pasi nuk e kishta aspiruar pozicionin që kishte marrë. Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë edhe kreu i qeverisë, i cili me batutë sqaroi se Çuçi ishte emëruar pa dijeninë e tij, dhe jo pa dëshirën e tij.

Në fund, Bledi Çuçi bëri një premtim në fjalën e tij, duke shtuar para të pranishmëve se në fund të mandatit të tij, do të njihej si Ministër i Brendshëm dhe jo ai i Rendit.

Përveç tre politikanëve, të pranishëm në ceremoninë e emërimit ishte kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kreu i Gardës, Gramoz Sako, përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit.  

Çuçi u emërua nga kryeministri Edi Rama dhe u votua me shumicë dje në Kuvend, pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Brendshëm të Sandër Lleshajt. Lleshaj dha dorëheqjen pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga Policia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama 18 dhjetor 2020 edi rama rama 18 dhjetor 2020

Sondazh

Poll