Politike

‘Thanë se kishim frikë nga kuksianët’/ Rama sqarohet: E kuptuam, ishim gabim në llogaritë tona

18 Dhjetor 2020, 15:22 Nga DOSJA
‘Thanë se kishim frikë nga kuksianët’/ Rama sqarohet:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk heq dot nga mendja protestën e qytetarëve të Kukësit për vendosjen e traut në doganën e Morinës. Në fjalën e tij, ai u shpreh se qeveria kishte gabuar dhe se nga çdo protestë, ishte nxjerrë një mësim, duke shtuar se qeveria kishte reflektuar nga kërkesat e qytetarëve.

“Demokracia është më i keqi po të mos llogarisim sistemet e tjera. Është e keqja më e vogël. E ka thënë Churchill. Padrejtësitë janë të pashmangshme edhe në demokraci. Por edhe protestat janë të pashmangshme. Qeveria jonë është larg së qënit të pagabueshëm. Gabimin e mosrespektimit të protestës, nuk e kemi bërë asnjëherë. E kemi dëgjuar gjithnjë zërin e protestuesve, dhe në jo pak raste kemi reflektuar përballë arsyes. Kjo mbase nuk është shumë, por nuk është pak po të keni parasysh traditën mbi të cilën e kemi nisur punën tonë. Armët kimike, studentët, pagesa e kuksianëve për rrugën e kombit por edhe naftëtarët e Ballshit. Janë disa shembuj që të gjithë mund t’i kujtojmë. Janë konkretë dhe kuptimplotë për gatishmërinë e reflektimit. Disa thanë se qeveria u dorëhoq në rastin e Kukësit, sepse u tremb nga dhuna e ushtruar nga një falangë e nxitur politikisht. Në fakt jo, reflektuam ndaj shqetësimit të një komunitetit të tërë. Sepse ne kuptuam se ishim gabim në llogaritë tona. Nuk ishte gabim komuniteti kuksian.Kushdo ka të drejtë të protestojë. Nuk diskutohet asnjëherë. Qeveritë ndryshojnë në këtë pikë, mes atyre që bëjnë sikur dhe atyre që reflektojnë. Nuk e kemi diskutuar kurrë të drejtën e protestës. Çdo protestues është respektuar maksimalisht. Madje ky respektim ka shkaktuar shkeljen e të drejtës të së tjerëve. Për shembull tek Unaza e Re, për muaj të tërë e drejta e protestës është ushtruar dhe respektuar në një interes të një grupi të caktuar dhe është shkelur e drejta për të qarkulluar lirisht për orë të tërë,”– tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Prezantohet ministri i ri i Brendshëm! Rama: Protestat? Duhet reflektim, reformë tek “Shqiponjat”. Lleshaj: Mua më besuat apriori, unë jam informuar për pasardhësin tim. Çuçi bën premtimin

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama 18 dhjetor 2020 edi rama rama 18 dhjetor 2020

Sondazh

Poll