Rama ngre zërin: Policia është e shtetit dhe jo pushtetit. Urdhërat e tyre zbatohen, nuk diskutohen
18 Dhjetor 2020, 15:38Nga DOSJA
TIRANË– Me tone të larta, kryeministri Edi Rama është shprehur se Policia e Shtetit duhet që të respektohet. Ai ka përmendur protestat e fundit në vend, duke shtuar se ka më shumë efektivë të plagosur sesa protestues, duke e cilësuar si shembull të qartë të tolerancës së tyre.
“Konsolidimi i idesë që me policët mund të sillesh si të duash ka krijuar bindjen e gabuar tek individë të caktuar. Nuk po sjell shembullin e SHBA, ku sipas protokollit, kur polici të ndalon makinën, ti duhet të vësh duart tek timoni dhe s’duhet të lëvizësh asnjë gisht. Nuk po i referohem. Po i referohem BE-së ku për shkak të kësaj situatë kam lexuar dhe nuk kam gjetur asnjë rast dhe asnjë protokoll ku presupozohet prekja me dorë e policit të shtetit. Kjo ide duhet zhbërë. Dhe duhet zhbërë me profesionalizëm dhe me forcën e ligjit. Urdhërat, thirrjet dhe kërkesat e Policisë nuk diskutohen por vetëm të zbatohen. Nuk dua të shpjegoj pse sot nëse do të shohim kush e sulmon Policinë e Shtetit dhe kush përpiqet që ta veshë me fjalë drejt zhgënjimit popullor, është pjesë e ambistuesëve pa kushte të masakrës së 21 janarit, ose pjesë e ndonjë axhende politike. Është goditur Policia sepse është shëmbëllturë e ndryshimit. Është goditur se është bërë e Shtetit dhe nuk është më fare e pushtetit. I them këto për të gjithë punonjësit e policisë që janë edhe prindër, dhe anëtarë familjes. Kanë kohë të lirë dhe konsumojnë lajme dhe debatin që të jenë shumë të qartë për këtë fakt. Nuk është sakrifica dhe mundi i tyre që shkuar dëm. Kanë dhënë rezultat. Prandaj sulmohen,”-tha Rama.
LAJMI KRYESOR: Prezantohet ministri i ri i Brendshëm! Rama: Protestat? Duhet reflektim, reformë tek “Shqiponjat”. Lleshaj: Mua më besuat apriori, unë jam informuar për pasardhësin tim. Çuçi bën premtimin
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën e përdorur në protesta. Ai u shpreh se duhet të ndryshojë mendimi se efektivi i Policisë së Shtetit duhet që...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk heq dot nga mendja protestën e qytetarëve të Kukësit për vendosjen e traut në doganën e Morinës. Në fjalën e tij, a...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka adresuar dhunën e përdorur në protestat për vrasjen e Klodian Rashës, edhe pse ka pranuar se prej tubimeve ka reflek...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili tha se Parlamenti i ri do të ...
“Në emër të një kombi, që rrezikohet në ekzistencën e vet dhe që duhet të jetojë në trojet e veta ku flitet shqip, ku zemra rreh kuqezi dhe ku ka diell për të g...
TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për paaftësi në menaxhimin e pandemisë së Covid-19. Në një deklaratë për mediat, ...
TIRANË– Sokol Olldashi sot do ishte 48 vjeç, por edhe pse janë bërë 7 vite nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike në një aksident rrugor, figura e t...