Rama ‘shpluhuros’ dosjen “HAKLAJ”? Kryeministri: Ka vrasje ende të pazbardhura, janë kthyer në film
18 Dhjetor 2020, 15:47Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përmendur një prej serialeve më të bujshme të vrasjeve në Shqipëri, atë të vëllezërve Haklaj nga Tropoja. Edhe pse pa përmendur emra, Rama e la të nënkuptohej se për kë e kishte pasi përmendi se për ta do të realizohet një film. Ndërkohë Dosja.al raportoi vetëm pak muaj më parë, se misteri i vrasjes së tyre, do të kthehet në një prodhim kinematografik.
“Sot në Shqipëri ka akoma të vrarë që kërkojnë drejtësi, madje ka edhe të vrarë që vrasja e të cilëve është kthyer në film. Dhe për të cilët është arritur të manipulohen prova. Është e rëndësishme që t’i kujtojmë këto,”-tha Rama.
LAJMI KRYESOR: Prezantohet ministri i ri i Brendshëm! Rama: Protestat? Duhet reflektim, reformë tek “Shqiponjat”. Lleshaj: Mua më besuat apriori, unë jam informuar për pasardhësin tim. Çuçi bën premtimin
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka premtuar se gjëja e parë që do bëjë sapo të vijë në pushtet, është subvencionimi i universiteteve dhe mbështetje për studentet....
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe njëherë se po të mos kishte postin që mban do të dilte në protestë për vrasjen e Klodian Rashës. Ai s...
TIRANË– Me tone të larta, kryeministri Edi Rama është shprehur se Policia e Shtetit duhet që të respektohet. Ai ka përmendur protestat e fundit në ve...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën e përdorur në protesta. Ai u shpreh se duhet të ndryshojë mendimi se efektivi i Policisë së Shtetit duhet që...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk heq dot nga mendja protestën e qytetarëve të Kukësit për vendosjen e traut në doganën e Morinës. Në fjalën e tij, a...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka adresuar dhunën e përdorur në protestat për vrasjen e Klodian Rashës, edhe pse ka pranuar se prej tubimeve ka reflek...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili tha se Parlamenti i ri do të ...
“Në emër të një kombi, që rrezikohet në ekzistencën e vet dhe që duhet të jetojë në trojet e veta ku flitet shqip, ku zemra rreh kuqezi dhe ku ka diell për të g...