Politike

Premtoi se do të votojë rezolutë për gjenocidin serb/ Balla: Basha mund të gënjejë veten, po jo shqiptarët me përbetime

18 Dhjetor 2020, 15:00 Nga DOSJA
Premtoi se do të votojë rezolutë për gjenocidin serb/ Balla:

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili tha se Parlamenti i ri do të votojë rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë.

­

“Ai që bëri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babanë e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhëheqësit e luftës Çlirimtare të Kosovës, mund të gënjejë veten po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën! Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtoje çfarë i vjen në radhën e takimeve, që duken tamam si një hapësire publicitare mes dy emisioneve te gjumit të tij të paepur. Po meqë të gjitha thotë që do t’i bëjë realitet në 25 prill, po i themi se në 25 prill do bëjë realitet vetëm marrjen e një patateje të madhe nga zgjedhësit shqiptare”, shkruan Balla.

Në takimin me Vjosa Osmanin, një nga premtimet që i bëri presidentes së Kosovës, kr kreu i opozitës, ishte heqja e traut në Rrugën e Kombit sapo të vijë në pushtet dhe se dhe Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratoje rezolutën për dënimin e gjenocidit serb.

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll