Aktualitet

“Zotër” të Tropojës të viteve 2000, së shpejti film për familjen Haklaj! Kush do ta luajë rolin e Fatmirit, DETAJET E PARA të projektit

Film për familjen Haklaj të Tropojës! Rolin e djalit më të njohur të familjes Fatmir Haklaj pritet ta luajë Jurgen Malaj, ndërsa mësohet se në fil gjithashtu do të marrin pjesë edhe shumë aktorë të tjerë shqiptarë.
Featured image of article: “Zotër” të Tropojës të viteve 2000, së shpejti film për familjen Haklaj! Kush do ta luajë rolin e Fatmirit, DETAJET E PARA të projektit Zylfie Haklaj, Fatmir Haklaj dhe Jurgen Malaj

TIRANË– Film për familjen Haklaj të Tropojës! “Hollywood” do të prodhojë një film me katër seri bazuar mbi ngjarjet e ndodhura në Tropojën e viteve 1990-2000, ku personazhet kryesore do të jenë anëtarët e familjes Haklaj.

I titulluar thjesht “HAKLAJ”, filmi është ideuar dhe organizuar nga një regjisor suedezo-amerikan dhe një nga Kosova.

Rolin e djalit më të njohur të familjes Fatmir Haklaj pritet ta luajë Jurgen Malaj, ndërsa mësohet se në fil gjithashtu do të marrin pjesë edhe shumë aktorë të tjerë shqiptarë.

Për të krijuar filmin, në formën e donacioneve janë mbledhur deri më tani 32 milion dollar, ndërkohë ende nuk dihet një datë e saktë se kur nisin xhirimet.  amerikanë të mbledhur në formën e donacioneve nga individë dhe biznese me influencë, qofshin këta shqiptar ose jo.

Aktori kryesor, Jurgen Malaj, ka lindur në Fier në vitin 1990 dhe është diplomuar në Tiranë për Mjekësi. Aktualisht shqiptari jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij, pikërisht në të njëjtin vend ku jetojnë edhe të mbijetuarit e familjes. Ka qënë vetë ai që ka paralajmëruar projektin me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Facebook. Megjithatë ai është shprehur se ende nuk e ka vendosur nëse do të veshë “kostumin” e Fatmirit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si nisi seriali i vrasjeve mes meshkujve, që detyroi ‘çikën’ të merrte hak për vëllezërit

Vrasja e parë ka ndodhur  më 16 qershor të vitit 1997 në dalje të urës së Milotit, ku viktima ishte Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit, vëllai i parë i Haklajve. Këtu nisi e gjithë historia. Për ta shtuar numrin e gjakut të derdhur nga Haklajt në 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, njëri prej djemve të familjes. Vëllai i tij i madh Fatmiri premtoi hakmarrje duke dorëzuar edhe uniformën e Policisë.  Në shtator të 1998 në qendër të Tiranës, Fatmiri vrau në një pritë deputetin e PD-së, Azem Hajdarin. Që prej vrasjes, Fatmiri nisi një konflikt edhe mes palëve politike lidhur me ‘porositësin’ e vrasësit të Azemit. Në 4 gusht 1999 vriten në afërsi të fshatit Cernicë, me mina të telekomanduara, Halil Haklaj e Feriz Kërrnaja, plagoset rëndë Fatmir Haklaj.

Shpëtoi për t’u vrarë në 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Në 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi i Ylli Haklajt, me anë të një snajperi,  Vrasja e fundit e njerëzve të familjes Haklaj daton më 8 maj të vitit 2002 pranë spitalit të Bajram Currit ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çela. Këtu hyri në skenë edhe ‘gjakmarrësja’ e fundit nga radhët e Haklajve, Zylfia. Në vitin 2002, ajo vrau në mes të ditës në Tropojë Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin.

(k.m./dosja.al)

3 Komente në ““Zotër” të Tropojës të viteve 2000, së shpejti film për familjen Haklaj! Kush do ta luajë rolin e Fatmirit, DETAJET E PARA të projektit

  1. Te prodhosh nje film per nje personazh apo familje duhet qe personazhet te kene nje fare vlere dhe vlere edukative. Ndyshe, nje dokumentar do ishte mjaft. Individe qe vrasin (per cfaredo arsye) e marrin jete njerezish e me pas vriten apo jetojne te ‘lumtur’ ne vende te tjera nuk jane ‘burim frymezimi’ apo ‘shembull I mire’ per te tjeret, sidomos per adoleshentet e rinine qe eshte akoma ne ‘zhvillim’ fizik dhe mendor. Mos valle ne jemi mesuar te nderojme ‘llumin’ pa e kuptuar kete gje?!

  2. Ti ka mundesi te jesh mesuar te nderosh ‘llumin’ e se kupton

  3. kjo familje ishte vija e pare e largimite te ushtrise serbe nga trojete shqiptare gje qe serbia sja fali kure dhe i vrau dhe nuk i donte me ne kete toke duke i larguare qe te sundonte sic po sundone politikishte jo ushtarakishte

Shto Koment