Sport

Sherri me Mihanën?! Apolonia shkarkon Çoçllin para ndeshjes me Teutën

18 Dhjetor 2020, 07:16 Nga DOSJA
Sherri me Mihanën?! Apolonia shkarkon Çoçllin para ndeshjes

FIER – Burime të sigurta bëjnë me dije, se Apolonia e ka shkarkuar Çoçllin nga posti i trajnerit dhe provizorisht në krye të ekipit për ndeshjen me Teutën do të jetë Bledar Borova, që ka qenë edhe zv.trajneri i ekipit të parë dhe trajner te ekipet e moshave.

Trasjneri Nikolin Çoçlli, pas largimit të italianit Kolela, e drejtoi Apoloninë në 3 ndeshje, ndaj Kukësit, Skënderbeut dhe Tiranës, ku arriti 1 fitore ndaj ekipit korçar dhe dy humbje ndaj dy verilindorëve dhe bardhebluve të kryeqytetit.

Madje thuhet, se ka qenë konflikti midis Çoçllit dhe Mihanës në dhomat e zhveshjes ato, që i kanë kushtuar humbjen e kreut të pankinës fierake trajnerit kryeqytetas. Pritet që në ditët e ardhshme te Apolonia të emërohet një trajner i ri.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apolonia nikolin coclli sherri me mihanen skuadra fierake apolonia nikolin coclli sherri me mihanen skuadra fierake

Sondazh

Poll