Sport

Zyrtare/ Milan dhe Juventus humbasin objektivin kryesor, talenti hungarez firmos me Leipzig

17 Dhjetor 2020, 19:05 Nga DOSJA
Zyrtare/ Milan dhe Juventus humbasin objektivin kryesor, talenti hungarez firmos

GJERMANI-Tani është zyrtare: Dominik Szoboszlai është futbollisti më i ri i Leipzig. Klubi i Bundesligës ka njoftuar afrimin nga Salzburg të mesfushorit 20-vjeçar, i cili ka nënshkruar deri në vitin 2025 dhe do të veshë fanellën me numrin 17.

Transferimi do të ndodhë në janar kur të hapet edhe merkatoja, me hungarezin që debutimin do ta bëjë më datën 9 janar në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund.Shifra e transferimit nuk është zbuluar, por sipas mediave gjermane është ushtruar klauzola prej 25 milion eurosh.

Talenti hungarez kërkohej nga Milan dhe Juventus, madje në janar të vitit 2019-të drejtori sportiv Fabio Paratici kishte shkruar emrat e lojtarëve që kërkonte në një copëz letër gjatë një darke të zhvilluar në një restorant në Milano dhe emri i Szoboszlait ishte në listë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus leipzig milan szoboszlai juventus leipzig milan szoboszlai

Sondazh

Poll