Sport

Paris SG parakalon Juven dhe Realin, gati 50 mln. euro për talentin e Lionit

17 Dhjetor 2020, 18:39 Nga DOSJA

FRANCE – Ai është me origjinë nga Algjeria, si Zidane, i cili e ka vlerësuar shumë futbollistin e ri dhe i ka uruar atij, që një ditë të luajë te Real Madridi.

Bëhet fjalë për talentin  e ri të futbollin francez, mesfushorin 22-vjeçar të Lionit, Housem Aouar, për të cilin presidenti Aulas, kërkon 50 milionë euro në fund të këtij sezoni.

Talenti i ri i futbollit francez Aouar, gjatë këtyre ndeshjeve ka shënuar 2 gola dhe dhënë 3 asiste, duke shkëlqyer me lojën e tij moderne dhe befasuar të gjithë ata që e kanë ndjekur. Pas largimit të Pjaniç drejt Barcelonës, ai është prej disa muajsh nën vëzhgimin menaxherëve të Juventusit.

Mirëpo tani, befas në skenën e merkatos së futbollit, del edhe Paris SG duke sfiduar haptazi bardhezinjtë torinezë, por edhe madrilenët. Mesfushori i talentuar Aouar i Lionit, është synimi i parë i drejtorit sportiv Leonardo në fubd të sezonit. Ai i ka gati 50 milionë eurot.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 50 milione euro drejtori leonardo menaxheret e juventusit mesfushori i lionit real madrid talenti i ri francez zidane 50 milione euro drejtori leonardo menaxheret e juventusit mesfushori i lionit real madrid talenti i ri francez zidane

Sondazh

Poll