Sport

Shqipëria voton për Jurgen Klopp, si “Trajneri më i mirë 2020”

18 Dhjetor 2020, 06:23 Nga DOSJA

ZVICER – Në Zyrih të Zvicrës, mbrëmjen e së enjtes, FIFA shpalli “Më të mirët për 2020”. Fituesit e këtij çmimi prestigjoz, për “trajnerin dhe “lojtarin më të mirë”, tradicionalisht shpallen në çdo fundviti në një ceremoni gala, e cila për shkak të pandemisë së koronavirusit, kësaj here u organizua virtualisht me protagonistët.

Për të përcaktuar fituesit e kësaj ankete, votojnë të gjithë trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, si dhe një gazetar sportive, përfaqësues për çdo shtet. Për Shqipërinë për vitin 2020, kanë votuar trajneri Edi Reja, kapiteni Etrit Berisha dhe gazetari i “Supersport”, Dritan Shakohoxha.

Ja se si kanë votuar përfaqësuesit e Shqipërisë:

“Trajneri më i mirë”
Edi Reja:
 1. Jurgen Klopp, 2. Hansi Flick, 3. Julien Lopetegui
Etrit Berisha: 1. Jurgen Klopp, 2. Hansi Flick, 3. Marcelo Bielsa
Dritan Shakohoxha: 1. Jurgen Klopp, 2. Zinedin Zidane, 3. Julien Lopetegui

“Lojtari më i mirë”:
Edi Reja:
 1. Robert Lewandowski, 2. Cristiano Ronaldo, 3. Kylian Mbappe
Etrit Berisha: 1. Lionel Messi, 2. Robert Lewandowski, 3. Kylian Mbappe
Dritan Shakohoxha: 1. Cristiano Ronaldo, 2. Lionel Messi, 3. Robert Lewandowski

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi reja etrit berisha dritan shakohoxha lojtari mer i mire shqiperia votoi trajneri me i mire edi reja etrit berisha dritan shakohoxha lojtari mer i mire shqiperia votoi trajneri me i mire

Sondazh

Poll