Sport

Lewandowski mposht “diktaturën” e Messit dhe Ronaldos, FIFA e zgjedh futbollistin më të mirë të vitit, ja çmimet e tje

17 Dhjetor 2020, 19:48 Nga DOSJA
Lewandowski mposht “diktaturën” e Messit dhe Ronaldos, FIFA e

EUROPË-Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2020. Sulmuesi polak, pas një viti golash dhe triumfesh me fanellën e Bayern Munchen, ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në hapjen e mbrëmjes për të shpallur fituesit, deshi të kujtojë Diego Armando Maradonën dhe Paolo Rossin, legjendat e futbollit që ndërruan jetë javët e fundit.

Infantino shpreson që 2021 të jetë më i mirë se 2020 gjatë së cilës “futbolli u ndal dhe pastaj filloi përsëri”. Pasi riktheu Liverpoolin te titulli kampion pas 30 vitesh, trajneri gjerman Jurgen Klopp u përzgjodh si trajneri më i mirë i vitit, ndërsa gardiani i Bayern Munich, Manuel Neuer u zgjodh si portieri i vitit dhe koreano-jugori Hueng Min Son mori çmimin Puskas për golin më të bukur.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fifa lewandowski messi ronaldo fifa lewandowski messi ronaldo

Sondazh

Poll