Sport

Kornelia, tregon jetën e saj me “bomberin” kuqezi Cikalleshi! Nga momentet e vështira, te dëshira për fëmijën e dytë

17 Dhjetor 2020, 21:06 Nga DOSJA

TURQI – Bashkëshortja e Sokol Cikalleshit, Kornelia Cikalleshi, ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me sulmuesin e Kombëtares. Në një prononcim të dhënë për “Sport Time”, Kornelia tregon sekretet e “bomberit” kuqezi, teksa shprehet më tej, se do të donte të jetonte në Angli, më saktë në Londër.

Në prononcimin e saj, bashkëshortja e Cikalleshit zbulon se partneri i saj është pak rrëmujaxhi dhe nuk gatuan. “Nuk e dimë se çfarë do të bëjmë për Vitin e Ri, por mendoj se pas datës 31 do të vijmë disa ditë në Shqipëri. Këtu në Turqi s’ndihet shumë atmosfera e festave të fundvitit.

Të jetosh me një futbollist? “Është një jetë e bukur, por edhe e vështirë. Shumicën e kohës qëndrojmë vetëm. Ne femrat duhet të jemi shumë të forta përballë tyre për t’i motivuar sa më shumë. Kjo është pjesa e vështirë, por kjo është e vërtetë. Duhet të jemi mirë nga ana emocionale dhe t’i motivojmë. Nuk e di nëse më besoni apo jo, por unë nuk jam xheloze. As telefonin nuk ia kontrolloj.  Kam dëshirë të bëj një fëmijë tjetër. Dua një djalë, por atë e di Zoti”.

Sekrete për Cikalleshin?Do të jetë i pari dhe punon shumë. Më pëlqen te ai që kur një ndeshje shkon keq, mërzitet shumë. Unë e motivoj. Është pak rrëmujaxhi. Përpara se të bëheshim me fëmijë, ka qenë më shumë. Por, më pas, kur u bëmë me fëmijë, më ka ndihmuar. Ka edhe diçka tjetër, nuk gatuan.

Ëndrra? “Do doja të isha në Angli. Më pëlqen Londra shumë sepse e kam qejf kohën me shi. Nëse Sokoli do të luante në ato nivele, koha do të hapej vetvetiu. (Qesh)”, u shpreh Kornelia Cikalleshi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll